VITI: 2013
ALKOL: 16%
VARIETETI: 70 % Corvina, 20% Corvinone, 10% Rondinella e Molinara.
ZONA E ORIGJINES: Valpolicella classico, zona historike
LLOJI I TOKES: Toka është kryesisht e llojit gëlqeror- argjilor , me praninë e gurëve, shkëmbinjve : kjo lloj toke u jep verërave një aromë të pasur.
VRESHTAT: Vreshtat janë të vendosura në një pozicion kodrinor rreth 200 metra mbi nivelin e detit me një ekspozim lindor. Mosha e hardhive varion nga 15 deri në 35 vjet. Rendimenti për hektar është i kufizuar në 80 kuintalë rrush.
VJELJA: Vjelja fillon në dhjetë ditët e fundit të Shtatorit dhe normalisht zgjat deri në fund të Tetorit.
MATURIMI: Për prodhimin e Amarone-s, zgjidhet rrushi më i mirë, vilat e rrushit te ekspozuar në diell lihen të thahen në arka prej druri 6 kg për periudhën nga vjelja deri në janar ose në fillim të shkurtit. Gjatë këtyre muajve, rrushi humbet rreth 40% të peshës së tij për shkak të humbjes së ujit dhe pëson transformime fiziko-kimike që do t’i japin verës një karakteristikë unike si për nga aroma dhe shija ashtu edhe nga përqendrim i madh. Amarone nuk është vetëm teknikë, por rezultat i një përzgjedhjeje kryesore e të përpiktë dhe një përsosjeje të durueshme dhe të saktë që zgjat 4 vjet.
Amarone fermentohet në depozitat e verës prej çeliku në temperatura shumë të ulta prej 10-15 ° C (temperaturat e dimrit). Pastaj qëndron në fuçi lisi me një kapacitet prej 30 hektolitrash për 36 muaj dhe më pas në shishe prej 0,750 litra per 8 muaj, pastaj tregtohen .
DEGUSTIMI: Përqendrim i madh i aromave që të kujtojnë qershitë e zeza dhe frutat e ëmbla dhe një shije të gjatë dhe të vazhdueshme të bajames në qiellzë.
Shoqërohet me mish viçi ose mish të pjekur ose thjesht konsiderohet si një verë “meditimi”.