Karakteristikat fiziko-kimike dhe pozicioni kodrinor i tokës ofrojnë kushtet ideale për prodhimin e një vere të kuqe shumë prestigjioze. I gjithë rrushi është i destinuar për prodhimin e kësaj vere “Valpolicella”, Teknika “Ripasso” nuk përdoret: është metoda jonë, ideja jonë për prodhimin e një vere te shkëlqyer “Valpolicella Superiore”
Viti : 2017 biologjik
ALKOL: 13.5%
VARIETETI ’: 70% Corvina, 20% Corvinone, 10% Rondinella e Molinara.
ZONA E ORIGJINES : Valpolicella classico, zona historike
LLOJI I TOKES : Toka është kryesisht gëlqerore-argjile, me guralecë. Kjo lloj toke u jep verërave freski dhe elegancë të madhe, karakteristikat thelbësore për verërat e vjetëruara.
VRESHTAT I Vreshtat janë të vendosura në një pozicion kodrinor, në një lartësi të ndryshueshme që varion nga 150 deri në 300 metra mbi nivelin e detit, me ekspozim lindor.
VJELJA: Vjelja fillon në dhjetë ditët e fundit të Shtatorit dhe normalisht zgjat deri në fund të Tetorit
MATURIMI : Valpolicella mblidhet në enët e verës prej çeliku, në temperaturë të kontrolluar (Maks. 25 ° C). Maturimi zhvillohet për 18 muaj në fuçi lisi prej 30 hektolitrash. Me pas futet ne shishe me një kapacitet prej 0.750 litra për 6 muaj para tregtimit.
DEGUSTIMI : Verë me përqendrim të madh: të kujton shijen e qershisë së zezë, frutave të pyllit. Shija është e shkëlqyeshme, me butësi të mirë dhe aromë bajamesh. E shkëlqyeshme me asortimente të pjekura shoqëruar me mish viçi.