Lloji i hardhise: Sauvignon, Pagadebit dhe Albana
Alkooli: 13.5%
Vreshti - Emri: Badia
Ekspozimi: Lindje, jug-lindje
Dendësia e vreshtave: 5500 vreshta/ha
Viti i vreshtave: 1999
Vjelja: Dhjetë ditët e para të shtatorit
Metoda e Vjeljes: Vjelje me dorë, duke zgjedhur rrushin që ka arritur nivelin e duhur të sheqerit. Rendi është: Sauvignon, Pagadebit dhe Albana.
Fermentimi: Shtypje e butë e të gjithë rrushit. Mushti ftohet deri në 13° C dhe bëhet pastrimi natyral statik. Pas 18/24 orësh, mushti mbyllet në një temperaturë-në fuçi çeliku inoksi të kontrolluar në 20°C. Albana i nënshtrohet një fermentimi të pjesshëm malolaktik. Verërat përzihen përpara se të futen në shishe, përqindja është: 60/70% Sauvignon, ndërkohë që përqindja e verërave të tjera ndryshon sipas prodhimit cilësor të vitit.
Maturimi: 6 muaj në fuçi prej çeliku inoksi. Serviret pas një muaji qëndrimi në shishe.
KARAKTERISTIKAT
Ngjyra: E verdhë e kashtës.
Nuhatja: Aroma intensive të frutave tropikale, si papaja e përzier me gjethen e domates.
Shija: E trashë, me strukturë elegante. Shija në fund e qëndrueshme që ngjan si mjaltë.
Shërbehet me: Gocë deti, peshk i pjekur në skarë dhe mish i bardhë, shoqërohet me pjatën e parë me perime. E shkëlqyer me proshutë Parma.
Temperatura e servirjes: Të shërbehet në10-12° C.