Fiori Di Campo Rosso

  • Me zbritje
  • Çmimi Lek 780.00
Taksat e përfshira


Emërtimi: Verë e Kuqe

Zona e Prodhimit: Campomarino (CB)

Lloji i rrushit: Montepulciano 50% Tintilia 50%

Alkooli: 13.5%vol

Kuota Altimetrike e vreshtës: 50 Metri mbi nivelin e detit

Mosha e vreshtave: mbi 30 vite dhe 20 vite

Prodhimi në litra/Hektar: 9000 litra/ha.

Sistemi i Rritjes: Tendone dhe Guyot

Koha e vjeljes: Duke nisur nga dhjetëditëshi i parë i Tetorit.

Data e hedhjes në treg: Në prillin e vitit pasues atij të vjeljes.

Viti i parë i prodhimit: 2017

Fermentimi alkoolik: Kokrrat e ndara nga kërcelli nuk shtypen me qëllimin për të ruajtur integritetin maksimal të lëkurave. Gjatë fermentimit alkoolik bëhet disa herë nxjerrje lart e rrushit për të favorizuar ekstraktimin e aromave, ngjyrës dhe taninit. Në përfundim të fermentimit, që varion nga 7 deri në 9 ditë, bëhet nxjerrja e verës.

Fermentimi malolaktik: Pas nxjerrjes së verës, kjo hiqet nga ena dhe realizohet fermentimi malolaktik. Ky zgjat rreth dhjetë ditë dhe kryhet në temperaturë 20°C. Para nxjerrjes për konsum, duhet të qëndrojë të paktën 6 muaj në shishe.

Shënime mbi degustimin: Fiori di Campo Rosso është një verë me ngjyrë rubini, e plotë dhe me aromë lulesh dhe frutash të kuqe. Në gojë shkon butë, të jep ndjesinë e frutave me tul të kuq si qershia dhe me erë të lehtë speciesh. Taninet e buta dhe përfshirëse. Është verë që shoqërohet mirë me pjata të guzhinës mesdhetare me bazë mishi dhe me djathra të stazhonuar.