Gewürztraminer “Kies”

  • Me zbritje
  • Çmimi Lek 1,950.00
Taksat e përfshira


Prejardhja e këtij vreshti është e pasigurt. Disa janë të mendimit se
e ka prejardhjen nga Alsazia, të tjerë nga Termeno (Bolzano) e të
tjerë nga Wurttemberg dhe, në fund në luginën e Reno-s. Emri
Traminer – Termeno në gjuhën italiane – shfaqet për herë të parë
në vitin 1349 në “Libri i Natyrës” i KonradMegenberg, dekan i
duomo-s së Regenburg, qytet antik i Franconia-s në Gjermani.

Varieteti i rrushit: Gewürztraminer – Traminer Aromatik
Mënyra e vjeljes: Me dorë në arka
Prodhimi: Pas një ndarjeje me kujdes të kokrrave nga kërcelli,
vijon një maçerim në të ftohtë në temperaturë 10°C. Fermentimi
alkoolik bëhet në enë çeliku të termo-kondicionuar.
Rafinimi: Pasi përfundon procesi i fermentimit alkoolik, është e
rëndësishme që vera të qëndrojë, për rreth gjashtë muaj, në
kontakt me majanë, në enë prej çeliku inoks.
Ngjyra: Ngjyrë kashte e fortë
Aroma: Shumë e fortë dhe aromatike, erë frutash, lulesh dhe
perimesh, me nota frutash me tul të verdhë, frutash ekzotike,
trëndafili dhe lulesh të akacies si edhe me nota barërash
aromatike.
Shija: Verë shumë e ekuilibruar e bazuar në nota të këndshme e të
freskëta, shumë e butë, me strukturë të shkëlqyer dhe fuqi të
madhe aromatike, në të cilën dallohet shija e bajames.
Shoqërimi me ushqime: E shkëlqyer si aperitiv shoqërohet me
krustace të çdo lloji, kuzhinë aziatike, mish të bardhë dhe djathëra
të cilët janë prodhuar në temperaturë më të lartë se 50°.
Temperatura në të cilën shërbehet: 10°C
Gradacioni: 12 – 13% i vëllimit, në bazë të të vjelave