Müller Thurgau “Le Giare”

  • Me zbritje
  • Çmimi Lek 1,690.00
Taksat e përfshira


Müller Thurgau nga Kantina Roeno, vresht me rrush të bardhë, është krijuar vetëm në vitin 1882 në Gjermani nga Hermann Müller, kërkues zviceran i lindur në Thurgau, teksa studionte përmirësimin gjenetik të vreshtit. Deri para pak vitesh mendohej se ishte përftuar nga kryqëzimi i Riesling Renano me Sylvaner Verde ndërsa tani, pas një kërkimi të thelluar të ADN-së, mësohet se vreshti i dytë i kryqëzimit është Chasselas.

Varieteti i rrushit: MüllerThurgau, me prejardhje nga vreshti “Le Giare” i kultivuar me sistemin “guyot” në terren kodrinor, me diell e të ajrosur.
Zona e prodhimit: Trentino
Mënyra e vjeljes: Me dorë në arka
Prodhimi: Pas një ndarjeje me kujdes të kokrrave nga kërcelli, vijon një maçerimi shkurtër në të ftohtë i rrushit në presa prej çeliku inoks dhe në vend të mbyllur. Fermentimi alkoolik bëhet në enë çeliku të termo-kondicionuar.
Rafinimi: Pasi përfundon procesi i fermentimit, vera qëndron për një kohë të gjatë me mbetjet e përftuara pas fermentimit.
Ngjyra: Ngjyrë kashte me reflekse me ngjyrë të gjelbër.
Aroma: E freskët, aromë frutash, me nota të këndshme grejpfruti
Shija: e plotë, aromatike e e fortë.
Shoqërimi me ushqime: E shkëlqyer si aperitiv, me antipasta të lehta, supëra sidomos në formë kremi, pjata me bazë vezë, ideale me peshk.
Temperatura në të cilën shërbehet: 8-10°C
Gradacioni: 12 – 13% i vëllimit.